Mjekrat dhe mustaqet në kampionat botëror
63 pjesëmarrës nga SHBA, Franca, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania morën pjesë në kampionatin botëror të mjekrave dhe mustaqeve që u mbajt në Bad Schussenried të Gjermanisë.

Pjesëmarrësit kanë garuar në gjithsej 18 kategori, ndërsa disa prej tyre ishin “mustaqet mbretërore”, “mustaqet freestyle”, “mjekra e musketarëve”, “mjekra natyrore me mustaqet e stilizuara” etj.

Më të vlerësuar ishin Jens Mueller “mjekra trendi” dhe Lutz Giese “mjekra kineze", të cilët morën nga 49.5 pikë (50 pikë është maksimumi).

Kjo garë mbahet që nga viti 1987.
Shtuar më 26/04/2012, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori