Mjekët i dhanë vetëm 48 orë jetë, por ndodh një mrekulli
Një djalë i vogël u diagnostifikua me leukemi nga mjekët kishte vetëm 8-10 për qind shanse për të jetuar edhe 24 deri në 48 orë. I gjithë gjoksi i djaloshit me emrin Landon Riddle, ishte i përfshirë nga kanceri dhe frymëmarrja e tij po vështirsohej në çdo moment. Mjekët deshën të fillonin me kimioterapi, por dyshohej se Landon nuk do të mund ta përballonte.

Pas dy muajsh me kimioterapi, gjendja e tij shkoi në ekstrem duke refuzuar ngrënien dhe duke vjellur mbi 50 herë në ditë e mjekët si zgjidhje të vetme ende e shihnin kimioterapinë. Një ditë, gjyshja e djaloshit të vogël i cili kishte shumë pak shpresa për jetën, sugjeroi që të përdorej vaji i kanabisit.

"Ne diskutuam gjatë me ekipin e mjekëve dhe në fund nëna ime e solli vajin e kanabisit përmes internetit këtu", tha Sierra Riddle, nëna e pacientit. Familja pastaj u largua në Utah të Kolorados, ku trajtimi me vajin e kanabisit ishte legal.
Në vetëm pak ditë, Landon kishte më pak të vjellura dhe filloi ngrënien.

"Zemra tona ishin të mbushura me gëzim pasi vaji i kanabisit solli përsëri buzëqeshjen në fytyrën e birit tim. Ai ka filluar të hajë ushqim, frymëmarrja është lehtësuar dhe të vjellura ka pak, është sikur një mrekulli", ka shkruar nëna e tij në blogun e saj, gjatë trajtimit.

"Djali im është duke u shëruar tani dhe është e tmerrshme që në botë vaji i kanabisit nuk lejohet për çështje mjekësore", ka shkruar gjithashtu Sierra Riddle. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2016, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori