Misteri i fatit të Anastasia Romanovës (FOTO LAJM)

Fati i Anastasia Romanovës (1901-1918">1918), vajza e katërt e Carit të Rusisë Nikolla II dhe Careshës Aleksandra, ka qenë një nga misteret më të mëdha të shekullit XX.

Prej shumë vitesh pati shumë nga ata që besonin se gruaja e re, edhe pse nuk dihej se në ç’mënyrë, kishte arritur t’i shpëtonte ekzekutimit masiv në natën ndërmjet 17-18 korrikut 1918">1918 që zhduku familjen e saj.

Si hipoteza më e besueshme e shpëtimit të saj ishte se bizhuteritë e qepura nën fustan me qëllim shmangien e vjedhjes së tyre, formuan një mburojë të padepërtueshme ndaj shiut të plumbave që ra mbi Romanovët.

Për dekada më rradhë, dyshimi u ushqye dhe nga mungesa e vendodhjes së varrit të përbashkët të familjes perandorake dhe nga shfaqja e grave të ndryshme që pretendonin qe ishin dukesha e zhdukur.

Ana Anderson, ishte ajo që arriti të tërheqë vëmendjen e opinionit, deri kur u zbulua se në fakt bëhej fjalë për një shtetase polake të arratisur nga një spital psikiatrik gjerman.

Por çfarë ka ndodhur në realitet me Anastasian?

Me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u zbulua edhe vendodhja e eshtrave të Romanovëve, të gjetura pranë Ekaterinburgut, ku ishin hedhur me urdhër të Leninit.

Analizat e kryera konfirmuan identitetin e tyre, por u konstatua se mungonin dy trupa, ato të Marias dhe Alekseit të vogël, vetëm 13- vjeç në kohën e ekzekutimit.

Ky dyshim i fundit ra në vitin 2008, kur trupat e dy fatkeqeve u gjetën në një vend jo shumë larg nga ai në të cilën qenë varrosur anëtarët e tjerë të familjes.

Pra në dritën e këtyre zbulimeve, tashmë dihet me siguri se Anastasia e bukur dhe e pafajshme, pati të njëjtin fat tragjik të të afërmëve të saj.

/albeu.com/


Shtuar më 31/07/2016, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori