Mister, gjenden 50 balena pilotë të ngordhura, disa të mbuluara me rërë
Më shumë se 50 balena pilot janë gjetur të ngordhura në një plazh të largët në Islandën Perëndimore.

Ishin disa turistë, të cilët ishin duke udhëtuar me helikopter, të cilët identifikuan në bregun e detit balenat e ngordhura.

David Schëarzhans, piloti i helikopterit të Reykjavik, tha se ai dhe pasagjerët e tij numëruan rreth 50 balena pilotë në bregun e detit në gadishullin Snaefellsnes.

Schwarzhans u shpreh se mund të ketë qenë edhe më shumë, sepse disa ishin mbuluar me rërë.

Ai tha se balenat ishin të përqendruar në një vend dhe e përshkruan atë si 'një skenë shumë të trishtuar'.

Balena pilot është e njohur për grumbullimin në numër masiv.

Shtuar më 21/07/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori