Mishele Obama "zihet ngushtë" nga Melania, ja momenti që e bëri të ndihet në tension (VIDEO)

Sot presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donad Trump, pritet të bëjë betimin e tij. Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga Kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington, ndërsa Trump pritet të thotë "Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo".

Fillimisht, Trump i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melanie, janë pritur në hyrjen e Shtëpisë së Bardhë nga presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama.

Por, Melanie ka arritur ta bëjë Mishellin të ndihet vërtetë në siklet, pasi ajo i ka sjellë një dhuratë të paketuar, duke qënë se ajo tashmë do zëvendësojë zonjën e parë të SHBA-ve, vend në të cilin ka qenë Mishelle, shkruan Albeu.com.

Sikurse shihet edhe në video, Mishelle nuk ka ditur kujt t'ia japë pakon e cila në ato momente duhej të kthehesh nga kamerat, por Obama i ka ardhur menjëherë në ndihmë duke ia marrë dhe duke ia dorëzuar një prej shoqëruesve.

Ndërkohë, përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe se në inaugurim presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme. /albeu.com/



Shtuar më 20/01/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori