Miqësi e pazakontë midis ujkut dhe ariut (FOTO LAJM)

Përmes fotove ju do të keni mundësi që të shikoni një miqësi të veçantë të lindur midis dy kafshëve grabitqare. Ariu dhe ujku janë dy miq të pazakontë që ne nuk jemi mësuar ti shikojmë sëbashku.

Kjo marrëdhënie e veçantë është dokumentuar nga fotografitë e Lassi Rautiainen, Susan Brookes e Staffan Widstrand, në veri të Finlandës. "Askush nuk mund ta dijë me saktësi se përse ujku dhe ariu janë bërë miq, por mendoj se ata kanë gjetur njëri-tjetrin kur kanë qenë të vegjël. Meqë është e vështirë që të jetohet vetëm, ata janë ndjerë të sigurt mes tyre", shpjegon Lassi Rautiainen.

Falë fotografive të bërë, u bë e mundur që të zbulohet se të dyja kafshët, ndajnë çdo gjë me njëri-tjetrin, duke ndarë edhe vaktet. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2015, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori