Njeriu që lahet me luanët (FOTO-LAJM)

Pasioni i tij janë kafshët veçanërisht grabitqarët si Luanët. I njeh shumë mirë sjelljet e kafshëve, ndaj ka krijuar një raport special me ta duke u familjarizuar me to.

Zoologu autodidakt, Kevin Richardson fle me ta, ngrihet me ta, luan me ta dhe të vegjlit e tjerë të familjes, madje lahet me luaneshat.

Në biografinë e Richardson thuhet se ai nuk përdor shkopin dhe as kafaz, por dashurinë dhe mirëkuptimin për të fituar besimin e tyre. Zoologu ka ndërtuar jetën e tij me familjen e luanëve në pronën që zotëron në Afrikën e Jugut. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori