Mediat angleze kanë publikuar sot foto të Ministrit të Transportit të Britanisë së Madhe i cili shihet në orën gjashtë të mëngjesit duke pritur trenin për të ikur në punë, shkruan Portali Albeu.com.
Ministri Simon Burns pret në karriken e ftohtë ndërsa edhe kur ngjitet në
tren, nuk gjeti vend në klasin e dytë kështuqë u detyrua të qëndronte në këmbë për 36 minuta, aq sa zgjat udhëtimi.
Siç njoftojnë mediat angleze,
Burns ka filluar të udhëtojë me
tren këtë javë pas publikimit të lajmit se kostoja e makinës që mbante ai me paratë e buxhetit të shtetit ishte 80 mijë paund.
Pas kritikave të shumta në lidhje me këtë,
ministri Burns tashmë udhëton me
tren, si gjithë të tjerët. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2013,
ora 18:00