Presidenti Meta jep alarmin: Çmimet abuzive! Rreth 1 milion shqiptar jetojnë me 5,5 $ në ditë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe naftës në vend.

Meta është shprehur se kjo rritje është abuzive dhe ka bërë thirrje për mbështetjen e familjeve shqiptare.

Komentet Meta i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook

Postimi i plotë:

Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë.

��� Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë.

��� Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë.

��� Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë.

��� Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë.

��� Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë.

��� Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë.

Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?!

Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!/albeu.com/