Mësuesja nxjerr nga mësimi adoleshentet, kishin veshur pantallona të ngushta (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një mësuese është përballur me akuzat e prindërve të tre vajzave, pasi i ka nxjerrë nga mësimi me arsyetimin se ato mbanin veshur pantallona shumë të ngushta. Sipas mësueses në fjalë, këto pantallona që nuk janë gjë tjetër veçse uniforma e shkollës ku të rejat mësojnë, tregonin më shumë seç duhet.

Ky qëndrim i mësueses është pasuar me një revoltim nga ana e prindërve të gocave të cilat janë 13 vjeçe, pasi ato kishin rënë në depresion. Nënat e tyre kanë rrëfyer më tej se ato qanin dhe nuk hanin gjithë ditën, sepse mendonin se ishin të shëndoshta pas atyre që mësuesja u kishte thënë.

Uniforma e adoleshenteve, sipas mësueses së shkollës Headland në Bridlington nuk duhej të ishte aq e ngushtë pasi tregonte më shumë pjesë trupi. Jaydee Hart, Chloe Gregory dhe Amelia Wileman, kanë thënë se mësuesja i kishte përjashtuar nga klasa për pantallonat e tyre të ngushta duke u thënë se "Nuk ishte faji i tyre që nuk gjenin pantallona me një masë më të madhe”.

Kjo çështje e cila ka marrë përmasa më të mëdha nuk e kanë lënë mësuesen në heshtje, teksa e kanë akuzuar per "pakujdesi" dhe "sjellje jo të mirë me nxënësit". /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori