Mësoni pse shoqërueset e nuseve vishen njësoj
Me gjasë u kanë ftuar të paktën njëherë si shoqërues dhëndri ose nuseje dhe porosia kryesore ka qenë veshja.

Një traditë që ka filluar tani vonë, pasi në vitet 90-të dhe më para nuk bëhej fjalë të flitej për shoqëruese nusesh.

Dasma bëhej nga dy palët, si nga dhëndri si nga nusja dhe paja ishte gjëja më e rëndësishme që shihej tek nusja, pas virgjërisë.

Fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar, megjithëse supersticioziteti është i njëjtë.

Ky koncept ka hyrë në realitetin tonë nëpërmjet filmave dhe serialeve amerikane, por e dini pse vajza me forma të ndryshme fizike vishen njëlloj gjatë dasmës? Living ju zbulon përse-të që ndoshta nuk e dinit:

1.Për të larguar syrin e keq dhe shpirtat djallëzorë:

Në Romën e Lashtë ekzistonte një ligj që ‘’detyronte’’ nusen dhe dhëndrin të kishin në dasmën e tyre,të paktën 10 shoqërues që duhej të visheshin njësoj për të krijuar në ”ushtri të pathyeshme” që luftonte shpirtat e këqinj që përpiqeshin të pengonin lumturinë e çiftit.

2.Për të mbrojtur nusen:

Njëlloj si arsyeja e mësipërme e dhe kjo arsye është e lidhur me traditat antike. Në Azinë e Lashtë, nuset duhej të udhëtonin për ditë të tëra para se të bashkoheshin me bashkëshortin dhe shpeshherë binin pre e hajdutëve dhe sulmeve keqdashëse. Prania e një grupi vajzash të veshura njëlloj ishte një lloj sinjali paralajmërues se nuk duhej të prekeshin.

3.Për të imituar martesat e familjes mbretërore britanike:

Sipas Lou Taylor, profesor i historisë së veshjes dhe pëlhurës në Univeristetin e Brighton-it, e para që do të fuste konceptin e shoqërueseve të nuses do të ishte mbretëresha Viktoria që në dasmën e saj më 1841-n kishte krah vetes disa vajza të veshura me të bardha. Pippa Middleton do të vishte një fustan të bardhë kur shoqëroi dukeshën e Cambridge në ditën e saj të më të lumtur.

4.Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm:

Siç dihet, të gjithë kemi shije të ndryshe të veshuri dhe estetike, prandaj shpeshherë nuset përpiqen ”të mbajnë” nën kontroll ndonjë shoqe ekstravagante duke zgjedhur më parë veshjen. Nëse kjo gjë nuk ju pëlqen, bëhet si vajzat e ”Sex and the City”
Shtuar më 31/03/2019, ora 08:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori