Mësoni pse shkollat në Rusi nuk vlerësojnë asnjëherë negativisht nxënësit
Në shkollat e Rusisë asnjë nxënës nuk ngelet në klasë. Më shumë se sa mbushja e fletës së provimit tek ata vlerësohet ana njerëzore e përpjekjeve të bëra për këtë qëllim.

Një student i cili studion në Rusi tregon: "Në Rusi nota më e lartë në provime është 5...Nëse studenti nuk përgjigjet në asnjë pyetje dhe e dorëzon provimin e tij zbrazur pa shkruar asgjë merr notën 2”.

Në ditët e para në Universitetin e Moskës, nuk e dija këtë sistem dhe i habitur e pyeta profesorin Teodor Medraof:

-A është e logjikshme që ai i cili nuk përgjigjet në asnjë pyetje ta marr notën 2, ai duhet ta marr 1 ose 0 nëse llogaritet me pikë, a s’është kjo logjika?

Buzëqeshi dhe më tha:

-Si t'ia vendosim një krijese njerëzore notën zero, ndërkohë që ai është zgjuar për çdo ditë në orën 7-të që të prezantoj në të gjitha ligjëratat? Si t'i vendosim notën zero në një kohë që ai ka bërë përpjekjen e tij që në këtë mot ekstrem të ftohtë të arrij në kohë në provim dhe të mundohet të u përgjigjet pyetjeve! Si t'i vendosim notën zero, ndërkohë që ai ka kaluar netët ë gjata i shqetësuar dhe i prekopuar për provimet, ka shpenzuar para të shumta për studime dhe është distancuar nga jeta normale për t’iu përkushtuar studimeve?! Pra djalosh, këtu nuk vendosim notën “0” ose “1” vetëm pse nuk është i është përgjigjur disa pyetjeve. Ne e respektojmë atë si njeri i cili zotëron logjikë dhe ka sakrifikuar shumëçka për studimet e tij. Ne nuk vlerësojmë vetëm provimin e tij, por vlerësojmë pjesën njerëzore të tij.

Në fakt mbeta i shtangur dhe nuk dija se çfarë të shtoj më shumë...

Mendova se sa pak vlerësohet njerëzorja tek ne, e sa shumë poshtërohet njeriu në bankat e shkollës.

Ndaj, këtë mesazh dëshiroja t’ia dërgoj mësuesve të vendit tim që ta ndryshojnë sistemin e dështuar dhe metodat e mësimdhënies, nëse dëshirojmë të nxjerrim gjenerata që në zemra mbajnë krenari, e në mendje dituri.

Shtuar më 09/02/2020, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori