Aksident në rrugën e Arbrit, 3 viktima dhe 4 të plagosur

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës, mëson Albeu.com.

Sipas raportimeve të para dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka dy viktima dhe disa të plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrëfikëse, ndarsa në aksident janë përfshirë dy makina.

Pikërisht në këtë zonë gjatë natës së ndërrimit të viteve humbi jetën i riu Yllson Tasha, 24 vjeç, i cili humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

Nga momenti në moment pritet një njoftim nga policia./albeu.com

 


Shtuar 4.01.2023 18:43