Mësoni arsyen misterioze pse nuset vishen me të bardha
Pëlqej
Fustan i bardhë për dasmë? Të gjithë janë kuriozë se nga ka lindur kjo traditë.

Sipas Daily Star ky ritual ka nisur që prej më shumë se një shekulli.

Për këtë ka folur historiania britanike Geraldine Roberts e cila ka treguar për se pavarësisht se shumë besojnë se Mbretëresha Viktoria ka qenë e para e cila ka parakaluar në altar e veshur me fustan të bardhë në vitin 1840 kur u martua me Princ Albert, në fakt tradita e ka zanafillën disa dekada më parë.

Geraldine ka treguar:

Rituali nisi në vitin 1789 kur vajza e një baroni, aristokratia Catherine Tylney-Long, 16 vjeç, u martua me William Wellsesley Pole, një djalë që nuk kishte një prejardhje mbretërore dhe nuk vinte nga një familje e pasur. Për këtë arsye, martesa e tyre shkaktoi shumë polemika. Detajet e veshjes së Catherinë shkaktuan një sensacion dhe e bënë fustanin e bardhë të nuses të dëshirueshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Prandaj që nga ai moment, nuset nisën ta vishnin fustanin e bardhë si një simbol të dashurisë së vërtetë dhe pastërtisë."
Shtuar më 15/05/2018, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori