Mëson nga Facebook se burri ishte i martuar me tre gra të tjera
Pëlqej
Ndonëse martesa me shumë gra është e ndalur me ligj, kjo se ka ndalur aspak një 49 vjeçar që të martohej me tre gra të tjera, ndonëse jetonte me një prej tyre. Kjo e fundit e ka marrë vesh për atë çfarë bënte bashkëshorti, me anë të statuseve në Facebook, gjatë një kontrolli të rastësishëm.

Një 49-vjeçare nga Karolina e cila ishte martuar me Darnell Pixley në nëntor të 2013, përmes një kontrolli rutinë në Facebook, zbuloi se bashkëshorti i saj ishte i martuar edhe me tre gra të tjera.

Gruaja menjëherë lajmëroi policinë dhe paraqiti një ankesë për hetuesit, pasi ajo zbuloi se bashkëshorti i saj ishte i martuar njëkohësisht me tre gra të tjera dhe për më tepër ishte i divorcuar nga një tjetër grua.

Tashmë ai është vënë në pranga, ndërsa akuzohet për poligami dhe se martesat e tij me gratë e tjera, kanë ndodhur në shtete të ndryshme të Amerikës. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori