Rrahu policin në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës një punonjës policie.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Sh. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës, një punonjës Policie”, thuhet në njoftimin e bluve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 12:02