Mes tyre edhe Shqipëria, ndërkombëtarët zgjedhin fotot më kreative për distancimin social (FOTO LAJM)

Lirimi i masave nëpër botë pas një periudhe të gjatë izolimi ka sjellë nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të pazakonta dhe kreative, në mënyrë që të sigurohet distancimi social. Në vende të ndryshme si restorante, parqe, ashensorë etj. asgjë nuk është si më parë. Njerëzit po mundohen t’u përshtaten kushteve të reja, shkruan BBC.

Një Park në Neë York, SHBA, një ashensor, Colombo, Sri Lanka, restorant në Sidney, Australi, nje tjeter restorant në Bangkok, Tajlandë, nxënësit në “Petro Nini Luarasi”, Tiranë janë disa prej atyre që janë publikuar nga BBC.

Por edhe një parukeri në Texas, SH.B.A., nxënës në Bruksel, Belgjikë, njerëzit duke pritur trenin në Nice, Francë. Streha e përkohshme në San Francisko për njerëzit pa shtëpi, apo Panda të vendosura në karrige për të ruajtur distancën sociale, Bangkok, Tajlandë, Kisha në Madrid dhe Restorant në Milano, Besimtarët duke ruajtur distancën sociale në xhami.

Shtuar më 29/05/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori