Mercedes prezanton super- jahtin me vlerë 1.7 milion dollarë
Të mërkurën, prodhuesi gjerman Mercedes-Benz i njohur për makinat luksoze, ka debutuar me jahtin super luksoz , çmimi i të cilit fillon prej 1.7 milion dollarë.

Kompania fillimisht ka prezantuar konceptin e jahteve në vitin 2012, por më vonë ka bashkëpunuar me kompani të ndërtimit të jahteve Silver Arroës Marine, për ta kthyer këtë koncept në një realitet.

Të dy kompanitë kanë në plan të ndërtojnë vetëm dhjetë modele Edition1 të jahteve dhe kanë për qëllim të shesin vetëm nga një jaht për një shtet, për ta bërë jahtin jashtëzakonisht të rrallë.

Ja një vështrim nga afër të disa prej imazheve të cilat e bëjnë këtë mjet uji të veçantë./albeu.com/


Shtuar më 02/10/2016, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori