Mijëra njerëz të papunë kalojnë ditët e tyre pa pushim duke plotësuar formularët e aplikimit apo duke shkruar CV për të gjetur një punë por pa arritur ndonje
sukses.
Pas
qindra aplikimeve pa
sukses, Adam Pacitti u lodh dhe shpenzoi 616 eurot e fundit në ndërtimin e një tabele, në të cilën u kërkon bizneseve të ndryshme që t'i japin një punë. 24-vjeçari nga Ishulli Wight ka krijuar po ashtu edhe faqen e internetit employadam.com dhe pasi shpërndau këtë
imazh në internet ka marrë mbështetjen e
qindra personave.
"Më vjen mirë që njerëzit e kanë parë dhe kanë vendosur ta shpërndajnë. Uroj shumë që kjo të më ndihmojë. Pasi çon CV gjithkund dhe nuk merr përgjigje, është dëshpëruese",- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013,
ora 15:00