Blero i “vë kapakun” historisë me Afronën, konfirmon lidhjen e re me foton intime (FOTO LAJM)

Pak kohë pasi bëri me dije ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, duket se Blero është gati për të përjetuar një tjetër histori dqshurie.

Këngëtari ka konfirmuar lidhjen e tij të re përmes një fotoje. Në Instagramin e tij ai ka publikuar një foto duke u puthur me partneren e tij, fytyrën e së cilës e ka mbuluar me një emoji.

Edhe pse Blero preferon të mbajë sekret identitetin e saj, kanë arritur të zbulohen disa detaje. Vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit. Burime për “Prive” kanë konfirmuar gjithashtu se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.

Epo, urime çiftit!


Shtuar 30.12.2022 11:57