Rama: Vuçiç e bëri të vetën, e ftoi Kosovën! Vërtetësia testohet

Kryeministri Edi Rama është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e bëri pjesën që i takonte, pasi e ftoi Kosovën për t’u bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me gazetarët shqiptarë që po ndjekin takimin e Open Ballkan në Serbi.

I pyetur nga një prej tyre, sesa të sinqertë e sheh ftesën e hapur të Vuçiç për Kosovën, Rama tha që kjo mund të testohet pasi Prishtina zyrtare duhet të bëjë hapat e saj.

Sot presidenti i Serbisë, më hapur se asnjëherë tjetër me thënë të drejtën, tha se mirëpret Kosovën, njësoj si dhe dy vendet e tjera. Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë, a do të ketë pengesë apo nuk do të ketë pengesë.

Kjo nismë ka qenë një domosdoshmëri kohë më parë sesa të lancohej, kur ne e pamë që procesi i Berlinit të kishte përfunduar në një nismë samitesh, por nuk drejtohet përditë nga ata që janë në Berlin apo Bruksel. Kërkesa e faljes nga Serbia është vënia e kapakut. Unë them që falja vjen në fund, nuk vjen në fillim”, u shpreh Rama./albeu.com/