Mekaniku nga Kina e bën veturën e tij të lundrojë në lumë (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Projektet e bëra nga njerëz të thjeshtë tërheqin shpesh vëmendjen e mediave dhe jo vetëm, të cilat herë pas here duan të dalin nga përshkrimi i kompanive të mëdha.

Në Kinën qendrore, pranë lumit Zhenzi, Xiong Juan një mekanik dhe shpikës arriti të ndërtojë një makinë-anije. Çduitërisht ajo nuk është zhytyr por kjo mesa duket sepse Xiang e di se çfarë është duke bërë.

Krijimi i tij erdhi duke ndrequr komponentët e një automjeti për skrap dhe duke i bashkuar me pjesët e një minibusi të braktisur.

"Motori i veturës ishte në pjesën e përparme, çka kur të kthehej në një barkë mund të bëhëj problem pasi uji mund të depërtonte në të. Kështu që unë e zhvendosa atë në pjesën e pasme të veturës"-tha Jian.

Automjeti lundrues mund të mbajë deri në katër persona, mund të kthehet dhe të shkojë në drejtim të kundërt me rrymën e ujit. Xiong ka punuar për disa vjet me këtë projekt duke u gjykuar vazhdimisht.

Por ai siguronte që çdo gjë të izolohej si duhej dhe automjeti të ishte i lehtë. Një tjetër arsye përse ai e ndërtoi ishte se lumi Zhenzi përmbytet thuajse çdo vit kështu që atij do t'i duhet ta përdorë automjetin që shkon deri në 20 km/orë./Albeu.com/

Shtuar më 06/04/2017, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së