A do te jetë Dybala në Katar? Ky është vendimi i Scalonit

Dëmtimi i Paulo Dibalës me ekipin romak u mendua se i shoi para kohe shpresat e ish-juventinit për të kontribuar me përfaqësuesen “Albiçelese” në kompeticionin më të rëndësishëm në rruzullin tokësor në aspektin futbollistik, Kupa e Botës. Skaloni është shfaqur optimist se lojtari i tij do të jetë gati përpara trenit të fundit që të dërgon në Katar:

“Paulo po vazhdon me procesin e riaftësimit dhe shenjat janë pozitive që ai të jetë gati në javën e fundit me ekipin eRomës në fushë, çka do t’i mundësonte një rikthim më tepër sesafizik.

Në listë do të përfshihen vetëm ata lojtarë që kanë dhënëgaranci me klubet e tyre”, përfundoi strategu i Argjentinës.

Lëvizja e 28-vjeçarit drejt Romës u ndikua edhe nga minutazhi që do t’i mundësohet ekipit të Murinjos, përveç këmbënguljes së këtij të fundit.


Shtuar 6.11.2022 13:29