Më shumë se 2,000 studentë të mjekësisë po diplomojnë herët që të ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit
Rreth 2,213 mjekë të rinj, kanë nënshkruar tashmë për t’u bashkuar me luftën ndaj koronavirusit.

Iniciativa nacionale ‘opt in’ është udhëhequr nga Edukimi Shëndetësor Angli (HEE), një organ publik i cili synon të sigurojë udhëheqje dhe koordinim për arsimin dhe trajnimin brenda fuqisë punëtore, raporton "Daily Mail".

Pas anëtarësimit në një program fondacioni, ata do të kualifikohen më pas për të kryer një varg detyrash si pjesë e një ekipi klinik siç është marrja e shënimeve, porositja e hetimeve dhe përfundimi i dokumenteve të shkarkimeve nën mbikëqyrjen e mjekëve më të moshuar.

Profesoresha Wendy Reid, ushtruese e detyrës së shefes ekzekutive, Edukimi i Shëndetit në Angli, tha: "Kriza aktuale kërkon nisma të reja, dhe ne jemi krenarë që duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë, aq shumë mjekë të rinj u është mundësuar të ndihmojnë për të mposhtur koronavirusin".

Shtuar më 08/04/2020, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori