Babai më rrihte me tel elektrik dhe flija me minj, vajza rrëfen torturat mizore (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një grua ka folur për torturën që vuajti prej vitesh si një fëmijë në duart e babait të saj abuziv.

Maude Julien, e cila tashmë është 60 vjeç dhe një psikoteraupiste e njohur, u detyrua të mbajë një tel elektrik në duar për 10 minuta pa treguar ndjenja dhe reagime.

Rituali, të cilin ajo e duroi dy herë në javë, u konsiderua si një provë e vullnetit të saj nga babai i saj, i cili donte ta bënte Julienin "mbinjerëzore".

"Unë mbajta me të dyja duart telin elektrik dhe isha e detyruar të mos tregoja reagime në momentin kur lëshohej rryma elektrike", tha ajo për Neë York Post, përcjell albeu.com.

Dekada më vonë, zonja Julien, e cila tani jeton në Paris, ka regjistruar fëmijërinë e saj mizore në memorien e saj.

Ajo thotë se për rreth 18 vite i është nënshtruar babait të saj Louis Didier, i cili ishte një person i alkolizuar.

Didier thuhet se besonte se vajza e tij ishte zgjedhur si mbrojtësja e tij, kështu që kërkonte ta indoktrinonte dhe ta bënte të përballonte mundimin duke e bërë të marrë pjesë në eksperimente mizore.

Një herë në muaj, ajo mbyllej brenda një dhome të izoluar e cila ishte e mbushur me minj.

Babai gjithashtu e detyroi atë të pinte uiski para se ta detyronte të ecte në një vijë të drejtë nga e cila nuk duhej të devijonte.

Didier, babai i saj vdiq në moshën 79 vjeçare në vitin 1981.

Zonja Julien thotë se ajo ishte abuzuar seksualisht nga mosha tre dhe 13 vjeç nga një mik i babait të saj.

Ajo përfundimisht arriti t'i shpëtojë babait të saj kur ajo shkoi të merrte mësime muzikore me profesorin Andre Molin, i cili arriti të fitonte besimin e Didier.

Në moshën 18 vjeç, babai i saj lejoi që ajo të martohej me muzikantin.

Çifti qëndroi së bashku gjashtë vite dhe ka një vajzë, por u nda më vonë dhe Julien u rimartua dhe ka një vajzë tjetër nga martesa e dytë.

Znj. Julien mori terapi intensive për t'u përballur me traumën e fëmijërisë së saj dhe tani punon si terapist. /albeu.com/






Shtuar më 11/12/2017, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori