Me këto shtëpi UFO mund të jetoni në det (FOTO LAJM)

Ideja e shtëpisë lundruese po i afrohet gjithmonë e më shumë realitetit.

Disa kompani janë të interesuara në ndjekjen e shtëpive lundruese.

Seasteanding Institute është angazhuar tashmë të sjellë në jetë qytetet e së ardhmes në 2020-ën.

Tani Jet Capsule, një krijues mini-jahtesh italian, po planifikon zgjidhjen e vet për jetesën në det. Këtu është një shikim i zgjidhjes së Jet Capsule për shtëpitë lundruese.

Ky dizajn, që me vend është quajtur UFO, është projektuar që të shërbejë si një shtëpi lundruese. Ajo ka një kopsht për perime në pjesën e jashtme të kuvertës dhe gjerat esenciale për të jetuar brenda “lëvozhgës”.

UFO ka dy kate që konsistojnë në një dhomë ndenje, një banjë, dhe një dhomë gjumi e rrethuar nga dritare të mëdha për të parë oqeanin. Ajo mund të udhëtojë katër milje në orë.
Kati i parë do të jetë 270 këmbë katrorë dhe kati i dytë do të ketë rreth 160 këmbë katrorë.

Panele diellore janë të vendosura në UFO për të fuqizuar motorët e tij elektrikë. Një turbinë ere mund të ngjitet gjithashtu në unazën e jashtme për të siguruar një burim shtesë energjie.
UFO ka gjithashtu një gjenerator që mund të shndërrojë shiun ose ujin e oqeanit në ujë të pijshëm.

Ky projekt mund të vijë fillimisht me çmimin prej 200,000 dollarësh. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2018, ora 23:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori