Aplikacioni juaj i preferuar i mesazheve, WhatsApp po redukton funksionin e tij ‘unsend’.
Kështu,
aplikacioni do të ndalojë së përpjekuri të fshijë
mesazhet tuja të turpshme nga telefonat e përdoruesve të tjerë pas 13
orësh.
Platforma e mesazheve lejon përdoruesit të fshinin
mesazhet, duke përfshirë GIF dhe videot, deri në një orë pas dërgimit të tyre. Por, tashmë nëse
pajisja e marrësit do të jetë e fikur apo pa internet, pas 13
orësh dhe 8 minutash,
mesazhet tuaja nuk do të fshihen.
Aplikacioni aktualisht shpenzon një kohë të pakufizuar duke u përpjekur për të fshirë
mesazhet që ju jeni penduar që i keni çuar, por tashmë do të heqë dorë pas 13
orësh, tetë minutash dhe 16 sekondash.
Ndryshimi do të thotë se
mesazhet nuk do të largohen nga telefonat e marrësve nëse
pajisja do ishte e fikur gjatë asaj kohe, sipas WABetaInfo.
Pas afatit përfundimtar, përdoruesit e WhatsApp do jenë në gjendje të fshijnë mesazhin vetëm nga
pajisja e tyre.
Shtuar më 18/10/2018,
ora 09:51