Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Më i shtrenjti në botë, ky aeroplan flutarak është një përbindësh qiellor

Pëlqej
Avioni më i shtrenjtë në botë, “B-2 Spirit”, kushton afër 2.4 miliardë dollarë.

I dyti në radhë është F-22 Raptor dhe kushton 350 milionë dollarë.

“B-2 Spirit” është porositur nga ushtria amerikane në vitin 1987, fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe iu dorëzua ushtrisë në vitin 1997, nga prodhuesit Northrop Grumman Corporation.

Avioni ka një ekuipazh prej dy pilotësh, mund të lëshojë bomba të rënda, edhe bërthamore dhe është llogaritur që të mos diktohet nga sisteme të sofistikuara radarësh.

Projekti vazhdoi gjatë administratës së presidentit Regan dhe kishte në plan ta furnizonte ushtrinë amerikane me 132 të tillë, por për shkak të çmimit të lartë janë prodhuar vetëm 21 të tillë.
Shtuar më 21/07/2018, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori