Me anë të një harte të vizatuar me dorë, letra dërgohet në destinacion
Një postier në Insland ka arritur të dorëzojë në destinacion letrën që ka marrë, duke u bazuar tek një hartë e detajuar më së miri dhe e dizenjuar nga një dërgues 150 kilometra larg Reykjavikut, në Islandë.

letraAjo që e ka dërguar letrën është një grua daneze me emrin Rebeça Cathrine Kaadu Ostenfeld. Mbi zarf nuk kishte asnjë adresë vetëm një hartë dhe një shkrim në anglisht ku kërkohej: “Ju lutem dërgoni këtë letër në qytetin Búðardalur, dhe jepjani një çifti që ka tre fëmijë, në një fermë ku ka shumë dele dhe trajnohen kuajt”.

Në letër ishte shkruar dhe një detaj tjetër: Gruaja punon në një supermarket të qytetit.

Letra ishte e një turisti i cili kishte harruar emrin dhe adresën e fermës. Por nuk ka asnjë problem për postën në Islandë i cili dorëzoi letrënadresën e duhur./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori