Krizë politike në Bullgari, partia Populliste largohet nga koalicioni qeverisës

Partia populiste bullgare ‘Ka një popull të tillë’ (ITN) do të largohet nga koalicioni qeverisës me katër parti që mori detyrën në dhjetor, duke hequr katër ministrat e saj nga qeveria, tha të mërkurën lideri i saj Slavi Trifonov në një video deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Trifonov tha se partia e tij nuk ishte dakord me rishikimin e buxhetit të shtetit të miratuar më herët të mërkurën dhe akuzoi partinë kryesore të qendrës PP se e çon vendin drejt falimentimit duke ngritur borxhe të reja dhe duke dështuar të japë rezultate në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Reuters, ai gjithashtu akuzoi partinë në pushtet PP se po përpiqet të heqë veton për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut, duke shpërfillur interesat kombëtare të Bullgarisë.

“Që nga sot po i largoj ministrat e ITN-së dhe po i jap fund këtij koalicioni dhe kësaj agonie”, tha Trifonov.

Partia PP nuk pranoi të jepte një koment të menjëhershëm. Pritet që të mërkurën të jepet një konferencë për shtyp./albeu.com


Shtuar 8.06.2022 16:05