Mbytet varka, trafikantët i shpëton kokaina
Tre trafikantë u shpëtuan nga roja bregdetare pasi kishin mbetur në det të hapur me 1,2 tonë kokainë. Ndërsa ushtarët kolumbianë afroheshin panë burrat që përpiqeshin të mbaheshin me forcë te paketat e kokainës, për të mos u mbytur.

Ngjarja ndodhi në oqeanin Paqësor, 30 milje detare nga Tumaco. Që të tretë mendohet se kishin më shumë se tri orë në ujë, pasi varka e tyre ishte përmbysur për shkak të dallgëve të mëdha. Pasi u shpëtuan dhe morën ndihmën e parë mjekësore, trafikantët u dërguan në qeli, ku do të hetohen për prodhim, magazinim dhe trafikim ndërkombëtar kokaine.

Sipas mediave kolumbiane, në varkë ishin katër persona, por njëri nuk është gjetur, pavarësisht operacionit të skuadrave të shpëtimit. Në total këtë vit, Marina kolumbiane ka sekuestruar 163 tonë kokainë.
Shtuar më 02/10/2019, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori