Pamje prekëse, qytetari në Irpin qetëson qenin e “paralizuar nga frika” (FOTO LAJM)

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka shpërndarë këtë fotografi, me sa duket e një burri në Irpin duke u përpjekur të ndihmojë qenin e tij “të paralizuar nga frika”.

Irpin i cili ndodhet në periferi të Kievit, është një nga vendet që është sulmuar më së shumti nga forcat ruse që nga nisja e luftës.