Mbyllet në banjo për tri javë
Pëlqej
Një grua 69 vjeçare është mbyllur në banjo për tri javë rresht deri sa është shpëtuar nga policia. Ajo kishte shembur njërën anë të murit më këpucët e saj por e gjithë zhurma që bënte nuk ishte dëgjuar nga askush.

Gruaja, emri i të cilës nuk është bërë publik, ka jetuar në banjë tri javë vetëm duke pirë ujë dhe poashtu nuk kishte harruar as higjenën e saj, ajo ka bërë dush disa herë në ditë dhe ka larë dhëmbët disa herë në ditë.

Policia tha se: ''Gruaja ishte e kequshqyer, por uji e ka mbajtur gjallë atë dhe tani ajo është shëruar tërësisht, në banjon ku ajo ka jetuar për tri javë nuk kishte asnjë dritare që zëri të depërtonte jashtë dhe ta dëgjonte dikush, poashtu ajo ishte shumë mirë edhe në mendje sepse po të jetosh tri javë në banjë mund të çmendesh lehtë, por ajo ishte një grua e fortë''

Gruaja, të afërmëve të saj u kishte thënë se ka qenë me pushime, nuk ka treguar asgjë rreth asaj që i ndodhi në banjë. (albeu.com)
Shtuar më 25/11/2010, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori