Prej 22 vitet e fundit Marcio Mizael Matolias, 44 vjeçar, ka
jetuar brenda kështjellës së tij të rërës rrethuar nga libra dhe shtiza peshkimi në plazhin e Barra da Tijuca në Rio de Janeiro të Brazilit.
Fqinjët dhe miqtë e quajnë "Mbreti", përcjell albeu.com
Ai gjithashtu e ujit kështjellën e tij për të siguruar që ajo të mos rrëzohet.
Matiolas thotë se nuk mund të imagjinojë ndonjë jetë tjetër.
"Unë u rrita në Gjirin e Guanabara (pranë Rio) dhe kam
jetuar gjithmonë në plazh. Njerëzit paguajnë shuma marramendëse për të
jetuar para detit, por unë nuk paguaj asnjë faturë dhe nuk kam një jetë të mirë",tha ai.
Shtëpia e tij e vogël është jasht standardeve të familjes mbretërore por ka një pamje madhështore të plazhit.
Hapësira është e kufizuar për "monarkun" e vetëm dhe pa fëmijë, por ai ende ka hapësirë të mjaftueshme për të kënaqur pasionin e tij për librat.
"Rëra mban të gjithë nxehtësinë, kështu që nganjëherë
natën nuk mund të fle këtu, e kaloj
natën në shtëpinë e një shoku", tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018,
ora 09:20