Mbretëria me njëmbëdhjetë banorë (FOTO LAJM)

Fare në jug të Costa Smeraldas së famshme të Sardenjës, ishulli i vetmuar i Tavolaras shtrihet përgjatë detit bojë qielli në një mal të dhëmbëzuar. Pikërisht këtu jeton Antonio Bertoleoni. I njohur më mirë si "Tonino", peshkatari i dikurshëm 83-vjeçar është pronari i restorantit të vetëm të Tavolaras dhe sundimtari i ishullit, i cili rastis të jetë mbretëria me popullatën më të vogël në botë.

Gjatë 22 vjetëve të fundit, Tonino ka komanduar këtë minimbretëri prej 5 kilometrash katrorë, i veshur me pantallona të shkurtra dhe me sandale.

"Unë mbase jam mbreti më i thjeshtë në të gjithë botën”, thotë Tonino, duke i “varrosur” këmbët në rërë dhe duke shikuar në drejtim të restorantit të tij. “Privilegji i vetëm që gëzoj si mbret janë shujtat pa pagesë", është shprehur mbreti.


Mbretëria e Tavolaras aktualisht po shënon përvjetorin e tetëmbëdhjetë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2016, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori