Sherr i madh mes të dënuarve shqiptarë e pakistanezë në burgjet greke, 13 të lënduar

Një sherr i madh u raportua të ketë ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë në Greqi.

Pas përhapjes me shpejtësi të ngjarjes, ka reaguar edhe Ministria e Mbrotjes së Qytetarëve në Greqi ku raportohet se janë lënduar 13 të burgosur të cilat kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Sqarohet se pas ndihmës mjekësore 12 prej tyre janë rikthyer në qelitë ku vuajnë dënimin ndërsa njëri prej tyre do ti duhet të qëndrojë ende në spital.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve për incidentet:

“Sot, e Premte, 10 Janar 2020, të burgosurit u përleshën në Objektin e Paraburgimit Special në Avalona, duke rezultuar në dëmtimin e trembëdhjetë (13) të burgosurve.

Trembëdhjetë (13) të arrestuar u transferuan në spitalet e Atikës dhe pasi ofruan ndihmën e parë, dymbëdhjetë (12) prej tyre u kthyen në Objektin e Paraburgimit, ndërsa një (1) prej tyre ka të ngjarë të qëndrojë në spital.


Shtuar 10.01.2020 21:07