Mbiekspozimi në diell shkakton sëmundje të rënda mendore
Terapia e dritës është dëshmuar të jetë efektive mbi pacientët që vuajnë nga disa lloje depresioni, manish, dhe dementie.

Mungesa e ekspozimit në diell për gratë shtatzëna, mund edhe të rrisë gjasat që fëmijët e tyre të zhvillojnë skizofreni kur të rriten.

Një studim i vitit 2004 sugjeroi se një mbiekspozim ndaj rrezeve të forta UV, luan ndërkaq një rol negativ në shkaktimin e sëmundjeve të rënda mendore.

Përderisa stuhitë diellore mund të shtojnë me 300 përqind rrezet UV, rekomandohet që rritja e rasteve të sëmundjeve mendore kohët e fundit, të mund të lidhet me numrin më të lartë të stuhive të mëdha diellore gjatë 55 viteve të fundit. Gjithsesi, nuk është ende koha për t’u kyçur në ndonjë bodrum të errët.

Ekspozimi çdo ditë ndaj diellit ka qenë gjithashtu i lidhur me gjumin më të mirë, nivelet e larta të vitaminës D, uljen e presionit të gjakut, si dhe një humor më të mirë në përgjithësi.

Kjo mund të ndihmojë edhe në parandalimin e disa formave të kancerit, duke përfshirë edhe atë të lëkurës sado ironike që mund të tingëllojë kjo./albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori