Mbi 80% ulje në të gjitha dyqanet... jo në Shqipëri!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ndryshe nga se ndodh në Shqipëri në vendet perëndimore këto ditë kanë nisur uljet e çmimeve për produktet. Në Angli sot kanë mbajtur radhë me mijë njerëz për të përfituar nga uljet e çmimeve që shkojnë deri më shumë 80%.

Njerëzit kanë nisur të zënë radhë që në orën 11 të darkës për të pritur hapjen e dyqanit në 9 të mëngjesit.

Në rrugën Oxford – shkruan Daily Mail – ishin mbledhur 2 mijë njerëz ndërsa 250 roje sigurie ishin të gatshëm që të siguronin mbarëvajtjen.

Tabloidi tjetër britanik The Sun raporton se deri në javën e tretë të janarit të vitit 2012 pritet që konsumatorët të shpenzojnë deri në 22.8 miliard paund – 338 milion më shumë se vitin e kaluar.

5.6 milion makina do të vihen në lëvizje për të “gjuajtur” ofertat më të mira të sezonit.

Po qytetarët shqiptarë? Vështirë të ndryshoi koncepti... do na duhet përsëri të vuajmë pasojat e një sistemit tregtar gati monopol, pra mos prisni ulje të çmimeve. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2011, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit