Mbante ilagalisht dy luanë por çeku bën gabimin e jetës
Një person nga Çekia është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë, derisa dyshohet se atë e kanë ngrënë dy luanë, të cilët i mbante si kafshë shtëpie ilegalisht.

Trupi i viktimës i cili raportohet të jetë Michal Prasek, 34 vjeç, është zbuluar nga babai i tij këtë mëngjes, raportojnë mediat çeke.

Policia ka raportuar se oficerët e saj nuk kanë pasur mundësi tjetër, pos t’i vrasin luanët, në mënyrë që të hulumtojnë më shumë skenën e ngjarjes.

Siç raportojnë mediat, viktima i cili ka jetuar në një fshat afër kufirit të Sllovakisë, ka mbajtur kafshët ilegalisht qe tre vjet.

Veç kësaj, Prasek është sulmuar edhe një herë nga luanët në vitin 2012, madje nga ky rast ai ishte operuar disa herë.


Shtuar më 07/03/2019, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori