Mbanë 9 fëmijë në bark
Karla Vanessa Perez nga Meksika, zbuloi pas ekografisë se është duke pritur gjashtë vajza dhe tre djem. Kështu ajo pritet të lindë nëntë fëmijë.

Aktualisht, Perez është shtruar në një spital të shtetit të Koahilias, pranë kufirit me SHBA-në. Ajo është në muajin e tetë të shtatzanisë dhe nëse gjithçka do të shkojë mirë, pritet të lindë në fund të majit.

Perez mbeti shtatzanë nëpërmjet farëzimit artificial.

”Është ende herët për të menduar për emrat e fëmijëve, për më tepër që do të më duhet të mendoj gjatë, pasi janë shumë. Kryesorja është që gjithçka të shkojë mbarë dhe më pas do të ketë kohë për të menduar për emrat”, deklaroi Perez nga shtrati i spitalit në të cilin po qëndron.

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, numri më i madh i fëmijëve të lindur nga një nënë e vetme është 69.
Nënë e 14 fëmijëve, Nadya Suleiman, mban rekordin për lindjen unike me më shumë fëmijë të mbijetuar, me tetë të tillë.

Shtuar më 27/04/2012, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori