Mban 27 litra birrë në dy duar, bëhet kampion bote (VIDEO)
Pëlqej
Birrën në Bavari e marrin shumë seriozisht, dhe garat që e përfshijnë atë në këtë zonë janë nga më të ndryshmet.

Vetëm duke mbajtur 29 kriklla birre në duar për 40 metra, e pastaj t’i ulësh në tokë pa derdhur më shumë se 10% të pijes alkoolike, t’i bëhesh kampion bote!

Oliver Struempfel ishte personi që arriti ta fitonte sfidën e pazakontë, duke thyer madje edhe rekordin e vet të mëparshëm.

Rekordin, në fakt e theu që me përpjekjen e parë, kur mbajti 27 kriklla, e më pas e tentoi për herë të dytë duke i shtuar 4 të tjera, por në minutën e fundit dy i rrëshqitën nga duart, transmeton tch. Kjo do të thotë se rekordi është fiksuar tani në 29 kriklla, që do të thotë mbi 69 kg birrë dhe qelq.

“Mbajta 27 në fillim, thjesht për t’u siguruar që do të isha në rregull. Pastaj u përpoqa të shkoj në mbi 30. Kjo nuk funksionoi për fat të keq, megjithatë ia dola të ul në tokë 29 kriklla, e kjo është fantastike!”, tha Oliver Struempfel, rekordmen.

Për të arritur këtë lloj performance, Struempfel është stërvitur në palestër 3 deri në 4 herë në javë, që prej muajit shkurt. Punë e mundimshme kjo, që të sjell patjetër etje të madhe, apo jo?
Shtuar më 05/09/2017, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori