Materiali hidrofobik që do të sjellë revolucion në jetën tonë
Një grup shkencëtarësh të Universitetit Kombëtar në Australi, ka arritur të kombinojë dy polimere,dukeshpikur një material të ri hidrofobik.

Ky materjal premton të kapërcejë kufijtë e forcës mekanike dhe stabilitetit kimik, që deri më tani kanë karakterizuar këtë lloj veshjeje.

Rezultati është një veshje transparente që nuk konsumohet dhe është rezistente ndaj rrezeve ultra vjollcë, që mund të s’rucohen direkt mi sipërfaqe për mbrojtje dhe që në të ardhmen mund të shpëtojnë celularët nga uji; të ndalojnë dëmtimin e pasqyrave, të mbajnë xhamat pastër nga pikat e shiut ose të ndalojnë formimin e akullit tek krahët e avionit. “Uji që rrëshqet sipër sikur të ishte mbi një skarë të nxehtë”, shpjegojnë kërkuesit.

“Shumë prej veshjeve funksionale që përdoren sot, janë të dobëta, por së shpejti mund të jenë në gjendje që të aplikojnë të njëjtat principe të këtij studimi, për të zhvilluar një veshje të fuqishme, vetëpastrimi, anti-dëmtim, e të tjerë”, tha William Wong, një nga autorët e studimit./albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori