Një masë gjigande akulli është duke u shkëputur në veriperëndim të Groenlandës dhe pamjet vijnë nga NASA.
Gjatë një misioni, studiuesit kanë fotografuar një çarje të re pranë qëndrës së
shelfit të akullnajës
Petermann.
Në fotot e studiuara, ndarja e re duket relativisht shumë afër një shkëputjeje të madhe që po përhapet në drejtim të qendrës së
shelfit të
akullit.
Operation IceBridge thotë në një postim në Facebook se rrjedhja e
akullit në mes të
shelfit mund të çojë në avancimin e një çarjeje të re, transmeton tch.
Petermann, një nga akullnajat më të mëdha të Groenladës është zvogëluar vitet e fundit. Çarjet e mëparshme kanë rezultuar në shkëputjen e masivëve të mëdhenj akullnajash.
Në 2012 një
ajsberg me përmasat e Manhattanit u
shkëput nga shelfi, dhe në 2010, një tjetër
ajsberg, këtë herë me 4 fish të përmasave të Manhattan, u
shkëput nga
Petermann.
Shtuar më 21/04/2017,
ora 17:20