Martohet për herë të pestë, 31 vjeçarja premton se nuk do tradhëtojë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo është 31 vjeçe dhe jo më larg se dje është martuar me burrin e pestë. Fati duket se nuk i ka ecur sa i takon lidhjeve të dashurisë, e ndërsa ajo asnjëherë nuk është ndalur. E veshur me të bardha, në një ceremoni ku kanë qënë të pranishëm familjarët, ajo i ka premtuar burrit të saj të pestë se nuk do të bëjë gabimet që ka bërë me lidhjet e mëparshme.

Alison Smith i ka thënë burrit të saj 48 vjeçar Matthew se nuk ishte krenare për martesat e saj të mëparshme dhe që nuk do martohej kurrë më. Alison është martuar për herë të parë me George, i cili më vonë u dashurua me nënën e saj dhe u ndanë. Më vonë George u martua me “vjehrrën” dhe jetojnë të lumtur dhe sot.

Nuk mbaron ketu pasi Alison u martua me të fejuarin Peter Knight, por ai e la pas disa ditësh e në atë kohë vajza ishte shtatzënë. Më pas ajo u lidh me një shok fëmijërie, me të cilën nuk u martua kurrë. Alison vuri kurorë me William McKellican me të cilin u divorcua pas disa ditësh, pasi zbuloi se ai ishte i martuar edhe me një grua tjetër. Ajo nuk u ndal, por ishte sërish në kërkim të dashurisë. Martesa e katërt e gruas ishte me Alexander Shepherd në vitin 2008, por djali kërkoi divorcin pasi zbuloi se ajo e kishte tradhëtuar me burrin aktual Matthew. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori