Martohen vetem disa ore pasi njihen
Albeu.com
Ky tregim i pazakonshëm ka mundur të ndodhë vetëm në Las Vegas. Në fakt një britanik ka njohur një amerikane në një bar, të cilës i ka ofruar një pije. Pas kësaj kanë filluar bisedën, kanë pirë, janë dashuruar dhe vetëm pas disa orësh janë martuar.
Vetëm tre orë e gjysmë pasi janë njoftuar, Nick Bond është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar martesë Alex Gabrielsonit. Ndërkohë që pas 17 orësh nga njoftimi i tyre, ata janë martuar në një kishë në Las Vegas. E gjitha kjo tingëllon si një komedi romantike, mirëpo nuk është film, por realitet. Çifti i ri nuk u kanë treguar asgjë prindërve të tyre deri pas momentit që janë martuar, ndërsa Nick Bond pohon se ka frikë të takohet me vjehrrin duke e ditur se ai ka një koleksion pushkësh.
Shtuar më 04/05/2010, ora 02:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori