Martesat që të lenë me gojë hapur, me qen dhe me delfina
Albeu.com
Në fakt, ndoshta ne kemi dëgjuar shumë pak, ose s‘kemi dëgjuar fare, por në vende të ndryshme të botës njerëzit mund të martohen edhe me gjarpërinj, delfinë, ose të vdekur, apo edhe mund të kryejnë ceremoni të çuditshme martesore. Nuk ju besohet? Lexojeni, që ta besoni.Më ekstravagantja mes tyre, lidhja e kurorës mes një biondeje bukuroshe dhe një... delfini


Kështu, në 10 gushtin e vitit 2003 u shënua edhe dasma e parë e zhvilluar në hapësirë, ku kozmonauti rus, Yuri Malanchenko, u martua me amerikanen, Ekaterina Dmitriyeva. Ishte një ceremoni e pazakontë martesore: dhëndri kishte qëndruar në orbitën e tokës, ndërsa nusja po e kalonte këtë moment në sipërfaqen e planetit. Një dasmë e tillë nuk mund të përshkruhej dot me fjalë, ndaj u shënua si një eveniment i famshëm social në të gjithë botën. Sidoqoftë, kjo është vetëm një nga ceremonitë e tjera martesore, të cilat mund të na duken të habitshme. Dy pemë u martuan në Indi pranverën e këtij viti. Banorët e fshatit Orisasa ndihmuan punonjësit e këtyre shërbimeve për të martuar dy pemët e shenjta, të quajtura Banyan dhe Pipalpasi. Pasi kishte mbaruar gjithçka, u tha se kjo ngjarje u organizua për të tërhequr vëmendjen e njerëzve për problemet e shpyllëzimit. Në të vërtetë, martesa e pemëve në këtë rajon të Indisë konsiderohet si një traditë antike. Familjet që nuk kanë fëmijë, mendojnë se rituali i martesës së bimëve do t‘i ndihmojë ata që të sjellin në jetë një fëmijë. Një ceremoni tjetër e pazakontë ndodhi në vjeshtën e vitit 2006, në Harrods, në Londër. Dy qentë, Timmy dhe Muffin, u martuan në një nga magazinat më të famshme në botë. Katërkëmbëshit e sapomartuar, të veshur posaçërisht për këtë ditë, shkëmbyen puthjet, madje shijuan edhe tortën e tyre të martesës. Pas kësaj, dy qentë e vegjël hipën në një karrocë që tërhiqej nga kuajt dhe u nisën drejt shtëpisë së tyre, ndërsa dasma e tyre u bë e mundur nga kompania e famshme, "Çdo gjë është e mundur". E gjithë kjo u organizua për të treguar mundësitë e pafundme të këtij dyqani jashtëzakonisht të madh me 330 departamente të ndryshme. Po ashtu, historia njeh edhe shembuj dasmash të çuditshme mes qenieve njerëzore dhe kafshëve.

Kështu, një grua 41-vjeçare, e quajtur Sharon Tendler, dhe një delfin 35-vjeçar, lidhën martesë në vitin 2005, në një pishinë në qytetin e Izraelit, në Eilat. Edhe pse bëhej fjalë për një dasmë mes një qenieje njerëzore dhe një kafshe, ceremonia u zhvillua në përputhje të plotë me të gjitha rregullat e një dasme mes njerëzve, madje kur përfundoi gjithçka, miqtë e shtynë gruan e re në pishinë, që të përqafonte dhe ta puthte burrin e saj. Një tjetër histori e çuditshme ka ndodhur në vitin 2006, në Indi, ku një grua lidhi martesë me një gjarpër. Nusja, Bimbala Das, 30 vjeçe, kishte veshur një fustan festiv, po ashtu edhe dhëndri.

"Ne kemi komunikimin tonë të veçantë, meqë gjarpërinjtë nuk mund të flasin. Kur vendosa një poçe me qumësht afër një foleje milingonash ku jetonte kobra, ai gjithmonë dilte jashtë për ta pirë atë, madje nuk më hëngri, apo kërcënoi kurrë", tha gruaja. Banorët lokalë e aprovuan martesën e Bimbalas me zvarranikun, i cili konsiderohet si një krijesë e shenjtë në Indi. Ata mendojnë se një lidhje e tillë do t‘u sjellë atyre fat dhe do t‘i mbronte kundër fatit të keq. Edhe mamaja e nuses kishte të njëjtin mendim: "Jam shumë e lumtur. Bimbala ishte sëmurë dhe ne nuk mund të paguanim kurat për shërimin e saj. Ajo u shërua kur filloi t‘i çonte qumësht gjarprit. Mendoj se ky ishte edhe momenti kur ajo ndjeu dashuri për zvarranikun", tha ajo pas ceremonisë. Me siguri që ceremonia më e trishtuar e martesës u zhvillua në shkurt të vitit 2004, në Francë, kur një grua u martua me një burrë të vdekur. Njeriu që ajo donte, kishte vdekur në një aksident automobilistik, dy vjet para martesës së tyre. Sidoqoftë, gruaja ishte kaq shumë e dashuruar me burrin, saqë donte të merrte mbiemrin e tij dhe të ishte bashkëshortja e tij, edhe pse burri që ajo donte kishte vdekur. "Do doja të vdisja edhe unë. Jam krenare që tani mund të përdor emrin e të dashurit tim. Ai do të jetë brenda meje përgjithmonë", tha gruaja. Gruas i duhet të marrë një leje speciale nga Presidenti francez: të martohesh me një të vdekur, në Francë është e paligjshme. Por rasti i kësaj gruaje bën një përjashtim. Gjykata është e bindur se gruaja është tërësisht normale për sa i përket shëndetit mendor, por thjesht ajo beson tmerrësisht në dashurinë e vërtetë. Një ceremoni me më shumë gëzim u zhvillua në vitin 2001 në Quebec, Kanada. Çifti shkëmbeu unazat në një hotel prej akulli. Të sapomartuarit thanë se kjo ishte dasma më e bukur e të gjitha kohërave. "Ishte thjesht magjike. Çdo gjë ishte plot gjallëri dhe e shkëlqyer. Pavarësisht, bora dhe akulli simbolizojnë pastërtinë e martesës për ne", thanë ata. Ndonjëherë, një dasmë mund të përfundojë me një zënkë të egër mes nuses dhe dhëndrit. Është pikërisht kjo ajo që ndodhi në dasmën e dy boksierëve profesionistë nga Shën Petërsburgu në Rusi.

Nikolay Kibkalo dhe Natalia Karpovich e vazhduan ceremoninë e tyre të martesës në një ring boksi. Të dy shkëmbyen një mori grushtesh pikante, që nuk i habiti aspak të ftuarit. Gazeta Shqip
Shtuar më 18/09/2007, ora 13:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori