E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Marrëzia s'ka fund, ky djalë bëhej si grua për të shkuar me djem
Një 33-vjeçar anglez u dënua me 15 vite burg, pasi u shtir se ishte femër, duke mashtruar së paku katër meshkuj, për të bërë seks me ta.
Duarte Xavier njihej si “Ana” në rrjetin social Tinder, ku përdorte pamje provokuese për të tërhequr viktimat e tij me moshë nga 26 deri në 45 vjeç.

I ftonte të takoheshin dhe u propozonte që të bënin seks me të, por me një kusht, me sytë mbyllur.

Një gjyqtar anglez, i Kingston Crown Court, e shpalli fajtor gjatë kësaj të mërkurë, duke e akuzuar për përdhunim dhe e dënoi me 15 vite burg.

Ngjarja u denoncua në polici nga një prej viktimave, i cili gjatë një takimi të nxehtë, kishte hequr fashën që i mbulonte sytë, duke gjetur përballë një burrë.

Xavier, i cili akuzohet se ka abuzuar nga shkurti i vitit 2016 deri në prill të 2018-ës, është arrestuar dhe liruar dy herë më parë, deri në arrestimin e bërë në prill, shkruan noa, i dyshuar për raste të ngjashme.

Një nga viktimat e akuzoi Xavier se e ka përdorur për “fantazitë e tij të sëmura”, aq sa ishte diagnostikuar me stres post-traumatik.

Xavier, me origjinë nga Wandsworth, në jugperëndim të Londrës u shpall fajtor për gjashtë akuza, ku më e rënda ishte ajo e marrëdhënieve seksuale pa aprovim.


Shtuar më 13/11/2018, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori