E FUNDIT/ Dyshohet të jetë infektuar nga ashensori, preket nga COVID 19 mësuesi në
Mark Zuckerberg: Ja pse vesh përditë të njëjtën bluzë (VIDEO)
Krijuesi i Facebook-ut dhe tashmë një miliarder, Mark Zuckerberg ka qëndruar katër orë në zyrat e "Facebook" në Kaliforni, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të dërguara nga e gjithë bota.

Zuckerbergut i janë bërë pyetje të ndryshme nga njerëzit dhe një nga pyetjet më interesante ishte ajo se përse Mark e vesh përditë të njëjtën bluzë.

Lexojeni të plotë intervistën e Mark Zuckerbergut

Pse “Facebook” bëri që të gjithë të shkarkonin “Messenger”?

Rrjeti social ka 1.3 miliardër përdorues, të cilët u entuziazmuan kur dëgjuan arsyen e Zuckerberg se pse “i detyroi” ata të shkarkonin një aplikacion të veçuar për “Messenger”-in, pas anullimit të funksionit të mesazheve nga faqja kryesore.

Ai pranoi se nuk përdoruesit e telefonit celular, që dërgojnë 10 miliardë mesazhe në ditë, do të përfitonin nga kjo lëvizje. “Në celular, çdo aplikacion mund të fokusohet dhe të bëjë mirë vetëm një gjë, kështu mendojmë”, tha ai.

“Ndoshta u dërgon njerëzve 15 ose 20 mesazhe brenda ditës dhe duhet të shkosh tek një aplikacion e të presësh që ai të ngarkohet, pastaj të ndjekësh një mori hapash për të marrë mesazhet ose për të dërguar një mesazh – ky është mundim i madh. Ajo që po përpiqemi të bjëmë është që të krijojmë një shërbim të mirë për këdo. Kemi gjetur se ‘Messenger’ është më i shpejtë dhe më i fokusuar: nëse e përdor, u përgjigjesh mesazheve më shpejt”, shpjegoi Zuckerberg. Megjithatë, ai pranoi se “ndoshta kalimi nuk ishte aq i butë”.

Dua ta bëj “Facebook”-un po aq jetik sa energjia elektrike

Përpjekja për ta bërë rrjetin social më të shpejtë dhe më të lehtë është epiqendra e vizionit të Zuckerberg për të ardhmen e kompanisë së tij. Ai pranoi se dëshiron që ta kthejë “Facebook”-un në diçka më vitale se elektriciteti.
“Shërbimet që apirojmë për botën janë si gjërat themelore ku mbështetemi”, tha Zuckerberg, duke shtuar se rrjetin “duam ta bëjmë të dobishëm”.

“The Social Netëork” ishte i dhimbshëm

Facebook” doli në modë në vitin 2010, kur një film në Hollivud “The Social Netëork” trajtoi sesi Zuckerberg, i luajtur nga Jesse Eisenberg, krijoi rrjetin social gjatë studimeve në Harvard. “The Social Netëork” sugjeroi se Zuckerberg e krijoi “Facebook”-un për të tërhequr femrat pas një ndarjeje. Gjigandi i teknologjisë pranoi se regjisori i filmit kishte “sajuar” shumë ngjarje në film, të cilat e lënduan atë.

A vesh Mark Zuckerberg të njëjtën bluzë përditë?

Një aspekt që regjisori i filmit riprodhoi saktë ishte gardëroba e Zuckerberg-ut, ku përfshiu bluzën e famshme gri, që ai vesh përditë. Zuckerberg thotë se ka kopje të shumta të të njëjtës bluze, pasi, sipas tij, veshja, ashtu si vakti i mëngjesit, është një zgjedhje “e lehtë” dhe nuk do që të shpenzojë shumë kohë me to. Ai shprehet se është tepër i zënë duke u kujdesur për rrjetin social më të madh në botë.

“Jam në një pozicion fatlum, ku më duhet të çohem përditë dhe të përpiqem t’u shërbej më tepër se 1 miliardë njerëzve dhe më duket se nuk po e bëj punën time, nëse shpenzoj energji për gjëra të vogla të jetës sime. Kështu mund t’i dedikoj të gjitha energjitë e mia në drejtim të ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira”. – tha Zuckerberg./albeu.com/


Shtuar më 08/11/2014, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori