Të shtëna me armë tek Kodra e Diellit, dërgohet i pajetë një person në spital, dyshohet për vrasje

Të shtëna me  armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme tek “Kodra e Diellit” ku më pas nuk ka vonuar edhe paraqitja e një personi të pa jetë nga një njeri i paidentifikuar në ambientet e një spitali.

Burime bëjnë me dije se viktima dyshohet se ka humbur jetën tek “Kodra e Diellit”.

Paraprakisht dyshohet se është vrasje me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e detajeve./albeu.com


Shtuar 30.10.2022 23:20