Malet më të larta në planet ndodhen në brendësi të tokës
Janë zbuluar malet më të larta të planeti, shkruan Albeu.com
Ato ndodhen në brendësi të tokës me një thellësi prej 660 km nën sipërfaqe në një zonë kufitare që ndan mantelin e sipërm nga si I poshtëm.

Lartësia e tyre është arritur të regjistrohet me anë të teknologjisë duke analizuar ekon e valëve të një tërmeti me magnitudën prej 8.2 ballë, që është verifikuar në Bolivi në vitin 1994.

Studimi I kryer nga Universiteti Princeton në bashkëpunim me Institutin e Gjeofizikës së Kinës është publikuar në revisitën Science.

Studimi që konsiderohet si mjaft intersant do të ndihmojë që të kuptohen më mirë struktura dhe dinamika e brendshme e Tokës, por edhe lidhjet mes mantilkit të poshtëm e tëë sipërm, që sëbashku formojnë jo pak, por 84 % të volumit të planetit tonë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori